Politike

‘Arben Ahmetaj fitoi, por s’ishte i vetmi garues’/ KULISAT brenda PS për t’u bërë zëvendësi i Ramës, konkurrencë

3 Shtator 2021, 06:35 Nga DOSJA
‘Arben Ahmetaj fitoi, por s’ishte i vetmi garues’/ KULISAT

TIRANË– Largimi i zv.kryeministrit Erion Braçe nga kabineti i mandatit të tretë është një nga lajmet që dha dje Asambleja e Partisë Socialiste. Analisti Carlo Bolino ka ndarë detaje lidhur me “përplasjet dhe kulisat” që kanë ndodhur brenda socialistëve për të marrë postin e dytë më të rëndësishëm në qeveri, atë të zëvendësit të kryeministrit Edi Rama. 

I ftuar nw emisionin “Open”, Bolino tha Arben Ahmetaj ia doli që të fitojë dhe të bëhet më i besuari i Ramës, por shtoi se nuk ka qenë i vetmi i përfshirë në luftën për pushtet. Ndërsa ka shtuar se edhe Braçe ka pasur përplasje të forta me strukturat e PS-së, por në asnjë moment nuk ka përmendur emrat e kundërshtarëve të tij. 

Kam informacione se ka pasur përplasje të brendshme. Konkurencë për postin që mbante zoti Braçe, që është edhe një figurë polemike. Ka pasur përplasje me figura që kishin ambicie për të marrë postin e zëvendëskryeministrit. Jo me Ramën drejtpërdrejt. Ahmetaj tani e ka marrë por nuk ishte i vetmi që e kishte këtë aspiratë për postin. Ai ka fituar por nuk ishte kandidati i vetëm. Braçe nuk është luftëtar për pushtet. Ai është figurë politike shumë e veçantë dhe është shprehur shumë herë kundër. Sipas informacioneve të mia, Braçe ka kërkuar vetë që të mos jetë në kabinet sepse ka pasur edhe përplasje me anëtarë të strukturës së PS-së,”-tha Bolino në fjalën e tij.

 Shiko në minutën 3:00

Dje, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike carlo bolino erion brace kabineti rama 3 carlo bolino erion brace kabineti rama 3

Sondazh

Poll

Politike 2 Shtator 2021, 20:53

TIRANË- Ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla i është besuar nga Kryeministri Edi Rama detyra e kryetares së Parlamentit.Kryeministri Edi Rama, i ftuar ...

Politike 2 Shtator 2021, 20:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën Ballkani i Hapur. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama është shprehur se në nismën e ndërmarrë bëhet fjal...