Aktualitet

Iu vendos tritol në makinë, EMRI i policit të Durrësit! Kur po nisej për punë pa mjetin e dëmtuar, njoftoi menjëherë ko

3 Shtator 2021, 07:09 Nga DOSJA
Iu vendos tritol në makinë, EMRI i policit të Durrësit! Kur

DURRËS– Lënda plasëse në makinë iu vendos policit Lulzim Kastrati. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen 17 në Durrës, në orën 06:25. Persona ende të paidentifikuar i vendosën tritol në mjet policit të Durrësit.

Në mometin që ka ndodhur ngjarja, Kastrati ka dalë nga shtëpia dhe ka kontrolluar nëpër lagje me idenë se mos ka pasur ngjarje, por nuk ka konstatuar gjë. Më pas dëmtimin në mjet ai e zbuloi mëngjesin e sotëm kur u nis për të shkuar në punë. Kur kuptoi se dikush i kishte vendosur lëndën plasëse, Kastrati ka njoftuar menjëherë kolegët për të nisur hetimet.

Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me punën e policit mirëpo grupi hetimor është ende duke punuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë.

E RËNDË! Hidhet në erë makina e policit në Durrës, mjetit i vihet TRITOL para banesës, shoqërohen disa të dyshuar për ngjarjen (EMRI i efektivit)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lulzim kastrati tritol makines se policit ne durres lulzim kastrati tritol makines se policit ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shtator 2021, 06:43

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar tre persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.30-vjeçari me inicialet A. (H).M. është vënë në pranga pas...

Aktualitet 3 Shtator 2021, 05:47

DURRËS– Makina e inspektorit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:25 në lagjen numër 17, përballë ba...