Politike

EMRAT/ Cilët janë gjashtë anëtarët burra të Kryesisë së PS, ‘digjen’ Xhafaj, Ndreu dhe dy të tjerë

2 Shtator 2021, 13:59 Nga DOSJA
EMRAT/ Cilët janë gjashtë anëtarët burra të

TIRANË– Ka përfunduar edhe votimi për anëtarët e kryesisë. Gjashtë anëtarët e zgjedhur për të qenë pjesë e Kryesisë së Partisë Socialiste janë Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.

Nga dhjetë kandidatë në total, ata që mbeten jashtë janë katër emra: Fatmir Xhafaj, Eduard Shalsi, Ervin Dema, Pjerin Ndreu.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 asambleja e ps 2 shtator 2021

Sondazh

Poll