Sport

2 Shtator 2021, 16:12 Nga DOSJA

AZERBAJXHAN-Ishte 30 korriku i vitit 2020 kur Gianni De Biasi prezantohej si trajneri më i ri i Azerbajxhanit. Italiani është një trajner që i ka përzemër sfidat në dukje të pamundura për t’u fituar. Pasi bëri mrekullinë me Kombëtaren shqiptare duke e drejtuar në Europianin e Francës, tekniku 65-vjeçar mori drejtimin e azerëve me dëshirën më të madhe, ndoshta jo për të përsëritur atë sukses të vitit 2016, por për ti dhënë një tjetër identitet Azerbajxhanit.

Megjithatë gjërat nuk është se kanë shkuar mirë për të pasi shifrat flasin negativisht. Në 14 takime të drejtuara De Biasi ka dalë i fituar në vetëm 2 përballje atë ndaj Qipros për Nations League në 8 shtator të vitit 2020 dhe një miqësore ndaj Bjellorusisë. Starti në kualifikueset e Kupës së Botës ka nisur si mos më keq me 0 pikë në tre ndeshje, madje edhe rivali direkt për ti marrë pikë, pikërisht Luksemburgu e mundi ditën e mërkurë.

De Biasi po bën “revolucion të madh” duke marrë lojtarë të panjohur dhe duke krijuar një situatë konfuze në lojë, por drejtuesit e Federatës nuk janë aspak të kënaqur me atë se çfarë po sjell italiani dhe pankina mund të hidhet në erë nga momenti në moment.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport azerbajxhan de biasi azerbajxhan de biasi

Sondazh

Poll