Sport

VIDEO/ “VAN DIJK!!!” I ndërpreu intervistën për një foto, mbrojtësi nuk e pret mirë gjestin e tifozit…

2 Shtator 2021, 16:03 Nga DOSJA
VIDEO/ “VAN DIJK!!!” I ndërpreu intervistën për

NORVEGJI-Në Grupin G, Holanda nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Norvegjisë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Një grup vërtetë i balancuar ku katër skuadra janë në luftë për dy vendet e para. Erling Haaland shënoi golin e parë të takimit me dyshen e mbrojtjes, De Vrij-Van Dijk, që hasën probleme ndaj fizikut të sulmuesit të Borussia Dortmund.

Në përfundim të ndeshjes, mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk vinte në këtë përballje si kapiten, ndërsa fytyra e tij tregoi zhgënjim për performancën por edhe për rezultatin e ndeshjes. Kur lojtari po intervistohej, një tifoz shumë entuziast me celular në dorë ndërhyri dhe kërkoi një foto me lojtarin, por Van Dijk shtyu me forcë tifozin dhe vazhdoi me qetësi intervistën.

Një gjest i tillë sigurisht që nuk është pëlqyer nga tifozët e lojtarit të Liverpool. Holanda shpreson që të rikthehet te fitorja ku këtë fundjavë do të luajë ndaj Malit të Zi në Philips Stadion në Eindhoven.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport holanda liverpool van dijk holanda liverpool van dijk

Sondazh

Poll