Politike

Përqafim me Beqajn dhe i rrethuar nga gratë, Ulsi Manja feston zgjedhjen si Ministër, s’e fsheh gëzimin

2 Shtator 2021, 13:44 Nga DOSJA
Përqafim me Beqajn dhe i rrethuar nga gratë, Ulsi Manja feston

TIRANË– Ulsi Manja, një nga prurjet e reja të kryeministrit Edi Rama në kabinetin qeverisës që sot u zgjodh ministër Drejtësie, e ka shfaqur hapur lumturinë për marrjen e këtij posti. Manja është fotografuar në hollin e Pallatit të Kongreseve ku shihet teksa rrethohet nga gratë socialiste.

Në një tjetër foto, Manja që ka drejtuar Komisionin e Ligjeve dhe atë hetimor për nismën e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, shihet që është përqafuar nga Ilir Beqaj.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 qeveria rama 3 ulsi manja asambleja e ps 2 shtator 2021 qeveria rama 3 ulsi manja

Sondazh

Poll