Politike

“Caktoi qeveri kukull”/ Ish-presidenti Nishani, kritik edhe me PD: Rama përgatitet me zell për të fituar garën e ard

2 Shtator 2021, 12:58 Nga DOSJA
“Caktoi qeveri kukull”/ Ish-presidenti Nishani, kritik edhe me PD:

TIRANË- Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka kritikuar qeverinë e re të mandatit të tretë që prezantoi sot kryeministri Edi Rama. Për Nishanin, shqiptarët në 4 vitet e ardhshme do të kenë një qeveri kukull, ndërsa nuk ka lënë pa kritikuar as opozitën nën drejtimin e Lulzim Bashës.

Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithshka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë. Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, pregatitet me zell për të fituar garën e ardhshme. Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të rradhës! Po Opozita? Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…., deri sa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Asnjë parapregatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëherë!,”-shkruan Nishani.

Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 bujar nishani kabineti rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 bujar nishani kabineti rama 3

Sondazh

Poll