Politike

Rama ‘e zhveshi’ nga posti! Erion Braçe shfaqet me syze dielli brenda Pallatit të Kongreseve, shmang përballjen me gazeta

2 Shtator 2021, 13:22 Nga DOSJA
Rama ‘e zhveshi’ nga posti! Erion Braçe shfaqet me syze

TIRANË– Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, të cilit tashmë i ka mbetur vetëm të jetë anëtar kryesie, nëse votohet, është parë të dalë në siklet nga Pallati i Kongreseve. Me syze dielli, pa dalë ende jashtë dhe me maskë anti-covid në fytyrë, Braçe ka shmangur shikimin sy më sy me gazetarët dhe pse në ecje përpiqet të duket totalisht ‘moskokëçarës’.

Përpara gazetarëve, Braçe nuk u ndal të komentonte asgjë dhe vijoi rrugën drejt. Ai sot u largua nga posti i zëvendëskryeministrit, pasi Kreu i Qeverisë, Edi Rama zgjodhi të vinte Arben Ahmetajn në vend të tij.


Sot, kryeministri Edi Rama renditi emrat, me të cilët do të qeverisë vendin për 4 vitet e ardhshme. Rikthimi i vetëm si ministre ishte ai i Mirela Kumbaros, ndërsa nga postet u larguan Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Pandeli Majko. Po ashtu Rama largoi Erion Braçen dhe ka marrë Arben Ahmetaj në postin e zv.kryeministrit, ndërsa në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste ra në sy, mënjanimi i Taulant Ballës nga qarku i Elbasanit dhe organizimi i PS.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike asambleja e ps 2 shtator 2021 erion brace qeveria rama 3 asambleja e ps 2 shtator 2021 erion brace qeveria rama 3

Sondazh

Poll