Bota

1 Shtator 2021, 17:28 Nga DOSJA

SLLOVENI- Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, u kërkoi udhëheqësve evropianë të solidarizohen me afganët. Protothema shkruan se në përgjigje të kërkesës së Sassolit për marrjen e afganëve, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në Forumin Strategjik Bled në Slloveni, u shpreh se synimi i tij është mos lejimi i rifillimit të vitit 2015 ku flukset e pakontrolluara të migrimit sollën kolaps të vendit.

“Unë përfaqësoj një vend që ka qenë viktimë e një politike dhe një gabimi të madh nga institucionet evropiane, pasi ne nuk kemi arritur ende një politikë të përbashkët të imigracionit dhe azilit në nivelin e BE. Megjithatë, ne kemi rënë dakord të ruajmë kufijtë tanë me respekt për ligj nderkombetar, u shpreh Mitsotakis.

Ndërsa Sassoli nga ana tjetër tha se asnjë vend nuk do të lihet i pambrojtur, kur përballet me krizat e imigrimit. Ai u shoreh se ata duhet që të bëjnë një politikë të përbashkët migrimi.

“Asnjë vend nuk do të lihet vetëm për shkak të vendndodhjes së tij gjeografike kur të përballet me sfida të tilla si emigracioni. Greqia nuk do të mbetet vetëm si asnjë vend tjetër në Mesdhe. Ne kemi nevojë për një politikë të përbashkët imigrimi dhe azili në nivel evropian,” tha ai.

LAJMI KRYESOR: Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni david sassoli forumi per europen ne slloveni kyriakos mitsotakis david sassoli forumi per europen ne slloveni kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll