Bota

Vuçiç respekton Ramën e Zaevin dhe në Slloveni, u shtron darkë në restorantin e Konsullit të Nderit të Serbisë, mesazhi

31 Gusht 2021, 20:26 Nga DOSJA
Vuçiç respekton Ramën e Zaevin dhe në Slloveni, u shtron

SLLOVENI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është bërë sërish bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, këtë herë në Slloveni ku pritet të mbahet Forumi vjetor strategjik i BE. Përpara takimit në Forumin Strategjik Bled.

Gazeta Ekspress shkruan se për kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Vuçiç ka përgatitur një darkë në një restorant në pronësi të Konsullit të Nderit të Serbisë në Slloveni, Tomaz Kavçiç. Vetë Vuçiç ka ndarë një foto ku shihet krah Ramës e Zaevit.

“Forumi Bled në Hijen e Ballkanit të Hapur. Mirësevini,”- ka shkruar Vuçiç në Instagram.

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Forumi Strategjik fillon nesër me pjesëmarrjen e udhëheqësve të rajonit dhe vendeve të tjera evropiane, si dhe zyrtarëve të BE -së. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kanë udhëtuar sot drejt Lubjanës për të marrë pjesë në forumin që do të zhvillohet në datat 1-2 shtator.

Mësohet se në fokus të forumit është ardhmja e Evropës dhe planifikimi për përgjigje efektive ndaj sfidave aktuale, ku vendin kryesor do ta mbajë pandemia e koronavirusit. Temat që do të diskutohen ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora alksander vucic edi rama forumi ne ljubljanë 2021 zoran zaev alksander vucic edi rama forumi ne ljubljanë 2021 zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:34

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka marrë përsipër përgjegjësinë për dhënien fund të luftës në Afganistan, me tërheqjen e trupave amerikane. 24 orë pas ing...