Bota

Marrëveshjet e fshehta/ Zyrtarët: Ushtarët amerikanë u shoqëruan në Kabul nga luftëtarët e talebanit

31 Gusht 2021, 19:53 Nga DOSJA
Marrëveshjet e fshehta/ Zyrtarët: Ushtarët amerikanë u

KABUL- Ushtria amerikane ka negociuar një marrëveshje të fshehtë me talebanët. CNN shkruan se anëtarët talebanë shoqëruan grupe amerikane në portat e aeroportit të Kabulit, teksa ata po largoheshin nga vendi.

Këtë gjë e konfirmuan dy zyrtarë. Një nga zyrtarët u shpreh se forcat speciale të operacioneve amerikane ngritën një portë sekrete në aeroport dhe krijuan qendra thirrjeje për të udhëhequr amerikanët përmes procesit të evakuimit. Zyrtarët thanë se amerikanët ishin njoftuar që të mblidheshin në pikat e grumbullimit të paracaktuar pranë aeroportit, ku talebanët do të mblidhnin amerikanët, do të kontrollonin kredencialet e tyre dhe do t’i çonin në një portë të drejtuar nga forcat amerikane.

Trupat amerikane ishin në gjendje të shihnin amerikanët të afroheshin me shoqëruesit e tyre talebanë në shumicën e rasteve në një përpjekje për të siguruar sigurinë e tyre. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së marrëveshjeve, të cilat nuk janë zbuluar deri më tani, sepse SHBA ishte e shqetësuar për reagimin e talebanëve ndaj çdo publiciteti.

LAJMI KRYESOR: Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, largohet avioni i fundit nga Kabuli, vendi zgjohet në një epokë të re nën pushtetin e talebanët, më shumë se 122 mijë persona arritën tu shpëtonin talebanëve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota perfundon evakuimi nga afganistani ushtria amerikane perfundon evakuimi nga afganistani ushtria amerikane

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:12

ZVICËR– Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi është shprehur se ndihet i turpëruar pasi afro 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 në këtë ve...