Bota

Përleshje në Panjshir, talebanët sulmojnë milicinë opozitare, zëdhënësi i rezistencës: Kemi vrarë 8 luftëtarë

31 Gusht 2021, 19:26 Nga DOSJA
Përleshje në Panjshir, talebanët sulmojnë milicinë

AFGANISTAN- Përleshje të mëdha janë raportuar ditën e sotme në Luginën e Panjshir në Afganistan ditën e sotme. BBC shkruan se përleshjet kanë ndodhur mes talebanëve dhe milicisë opozitare. 

Një zëdhënës i lëvizjes kryesore të rezistencës tha se kishte vrarë tetë luftëtarë talebanë të cilët kishin sulmuar nga të gjitha drejtimet. Por talebanët nga ana tjetër u shprehën se trupat e opozitës kishin pësuar humbje të mëdha dhe tre pikat e tyre të kontrollit ishin kapur.

Panjshir është provinca e vetme që nuk është nën kontrollin e talebanëve.  Dhe kjo nuk është hera e parë që Lugina dramatike dhe imponuese Panjshir ka qenë një pikë ndezjeje në historinë e trazuar të Afganistanit, duke qenë një fortesë kundër forcave sovjetike në vitet 1980, dhe talebanëve në vitet ’90. Luftimet janë raportuar gjithashtu edhe në provincat fqinje Baghlan, Parëan dhe Daikundi.

LAJMI KRYESOR: Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, largohet avioni i fundit nga Kabuli, vendi zgjohet në një epokë të re nën pushtetin e talebanët, më shumë se 122 mijë persona arritën tu shpëtonin talebanëve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta ne afganistan lugina e panjshirit lufta ne afganistan lugina e panjshirit

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:12

ZVICËR– Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi është shprehur se ndihet i turpëruar pasi afro 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 në këtë ve...

Bota 31 Gusht 2021, 18:43

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

RUSI- Reporterët pa Kufij thanë se shteti rus “po shtrëngon kontrollin” në internet, duke “kufizuar” në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Në nj...