Bota

Kreu i OKB-së: Afganistani do të përballet me katastrofë humanitare, 1 në 3 afganë nuk kanë ushqim

31 Gusht 2021, 19:43 Nga DOSJA
Kreu i OKB-së: Afganistani do të përballet me katastrofë

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar për një katastrofë humanitare në Afganistan. BBC shkruan se në një deklaratë të martën, ai shprehu shqetësim të madh për thellimin e krizës humanitare dhe ekonomike në vend dhe kërcënimin e shërbimeve bazë që do të shemben plotësisht.

“Sot, pothuajse gjysma e popullsisë së Afganistanit, 18 milion njerëz – kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar. Një në tre afganë nuk e di se nga do të vijë ushqimi i tyre i ardhshëm. Më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve nën pesë vjeç pritet të kequshqehen në vitin e ardhshëm. Njerëzit po humbin qasjen në mallrat dhe shërbimet bazë çdo ditë, “tha ai.

LAJMI KRYESOR: Përfundon tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, largohet avioni i fundit nga Kabuli, vendi zgjohet në një epokë të re nën pushtetin e talebanët, më shumë se 122 mijë persona arritën tu shpëtonin talebanëve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antonio guterres talebanet pushtojne afganistanin antonio guterres talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:12

ZVICËR– Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi është shprehur se ndihet i turpëruar pasi afro 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 në këtë ve...

Bota 31 Gusht 2021, 18:43

Reporterët pa Kufij: Rusia po shtrëngon internetin

RUSI- Reporterët pa Kufij thanë se shteti rus “po shtrëngon kontrollin” në internet, duke “kufizuar” në mënyrë drastike lirinë e shtypit dhe të shprehjes. Në nj...