Bota

Kim Jong Un bën daljen e parë pas një muaji, përshëndet studentët që kanë dalë vullnetar për të punuar në miniera, v

31 Gusht 2021, 20:21 Nga DOSJA
Kim Jong Un bën daljen e parë pas një muaji, përshëndet

KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takua me të rinjtë që ishin vullnetarë për të punuar në sektorë të vështirë dhe sfidues. Reuters shkruan se duke i quajtur heronj të admirueshëm, Kim lavdëroi të rinjtë për vullnetarizmin për të punuar në postet më të vështira dhe sfiduese dhe tha se i mbështet plotësisht ata.

Në maj, media shtetërore tha se jetimët, ushtarët e rekrutuar dhe studentët disa që u shfaqën në fotografi si fëmijë po bëhen vullnetarë për të kryer punë fizike në Korenë e Veriut, përfshirë minierat e qymyrit, fermat dhe projektet e mëdha të ndërtimit.

“Krenaria, pasuria dhe fuqia më e mirë për zhvillimin e një partie që bën revolucion është të ketë pasardhësit e saj të besueshëm, rezervat dhe forcën kryesore premtuese,” tha Kim.

Ndërkohë që nga e gjithë kjo dalje e Jong Un, ajo që u vu re më shumë ishte shëndeti i diktatorit. Në daljen e tij, ai dukej shumë më i dobët se në daljen e fundit që bëri në fillim të gushtit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:34

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka marrë përsipër përgjegjësinë për dhënien fund të luftës në Afganistan, me tërheqjen e trupave amerikane. 24 orë pas ing...