Bota

Kërkoi të përmbysë regjimin e Lukashenkos, pritet të burgoset për 12 vite opozitarja në Bjellorusi

31 Gusht 2021, 20:07 Nga DOSJA
Kërkoi të përmbysë regjimin e Lukashenkos, pritet të

BJELLORUSI- Opozitarja bjelloruse Maria Kolesnikova mund të përballet me 12 vite burg. Euronews shkruan se zyra e prokurorit publik të Bjellorusisë kërkoi 12 vjet burg për, një nga drejtuesit kryesore të lëvizjes opozitare. Ajo akuzohet se dëshiron të përmbysë regjimin autoritar të Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Gjyqi ndaj 39-vjeçares Kolesnikova, i cili filloi në fillim të gushtit, vjen pas disa muajve të goditjeve në Bjellorusi. Mijëra kundërshtarë të regjimit janë arrestuar ose detyruar të internohen që nga zgjedhjet në vitin e kaluar. Kolesnikova është burgosur për 11 muaj dhe po gjykohet së bashku me ish-avokatin e saj Maxime Znak.

“Kolesnikova dhe Znak mund të përballen deri në 12 vjet burg. Bisedimet me dyer të mbyllura u zhvilluan sot dhe prokurori kërkoi këtë dënim,” thuhet në njoftim

Të pandehurit punuan për politikanin opozitar Babaryko i cili u dënua me 14 vjet burg në korrik. Kolesnikova u arrestua në shtator pasi i rezistoi përpjekjes së autoriteteve për ta dëbuar nga vendi duke u hedhur nga dritarja e makinës dhe duke grisur pasaportën e saj. Vendimi pritet të jepet më 6 shtator.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandër lukashenko maria kolesnikova maxime znak aleksandër lukashenko maria kolesnikova maxime znak

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:34

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka marrë përsipër përgjegjësinë për dhënien fund të luftës në Afganistan, me tërheqjen e trupave amerikane. 24 orë pas ing...