Bota

Ndryshimi i papritur i motit në Greqi, nesër priten stuhira në vendin fqinj

31 Gusht 2021, 20:01 Nga DOSJA
Ndryshimi i papritur i motit në Greqi, nesër priten stuhira në

GREQI- Shi, stuhira dhe reshje breshëri pritet të bien nesër në Greqi. CNN shkruan se sipas parashikimit të motit , vranësira lokale priten në orët e para të së mërkurës në Maqedoninë Qendrore, Thesalinë Lindore dhe Greqinë Qendrore, ndërsa shira sporadikë do të ndodhin në Thesalinë Lindore dhe Greqinë Qendrore.

Gradualisht nga mëngjesi do të krijohen re në pjesën tjetër të Maqedonisë dhe Trakisë dhe do të ketë reshje lokale shiu dhe stuhi. Ndërkohë që fenomenet në Halkidiki, Maqedoninë Lindore dhe Thrakë nga mesdita do të jenë të forta dhe ekziston mundësia e rënies së breshërit.

Ky ndryshim temperaturash dhe i motit në përgjithësi është pazakontë, pasi këto ditë Greqia ka qenë vend i nxehtë dhe shumica e pushuesve ndodhen ende në plazhet e Greqisë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne greqi moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:12

ZVICËR– Mjeku shqiptar në Zvicër, Florim Cuculi është shprehur se ndihet i turpëruar pasi afro 80 për qind e pacientëve të infektuar me COVID-19 në këtë ve...