Sport

Ultrasit, mllef kundër Donnarummas: “Bastard, mosmirënjohës dhe famëkeq!”…

28 Gusht 2021, 09:37 Nga DOSJA

ITALI – Shfryrja e zemërimit, lansuar në mediat sociale një javë më parë, është ruajtur për këtë mëngjes në Milanello. Ultrasit kuqezinj janë bërë të zëshëm me dy banderola në prag të ndeshjes së parë në shtëpi të Milanit.

“Siç ishte premtuar në fillim të korrikut, ne do të shkojmë t’iu themi mbarësi djemve në funksion të sezonit të ri. Ftesa iu drejtohet të gjithë kuqezinjve,”- njoftohej në rrjetet sociale. Problemi është se takimi, i organizuar tashmë edhe sezonin e kaluar me sukses të madh, kur stadiumet ishin akoma të mbyllura, këtë herë filloi keq.

Kjo nisi me dy pankarta shumë të rënda kundër Donnarumma, ish-portierin kuqezi, që zgjodhi ta vijojë karrierën me PSG. Në banderolën e parë shkruhet: “Donnarumma, bastard dhe mosmirënjohës, ti dole më ‘scifo’ se Leonardo”. Dhe kjo është më e lehta.

Tjetra është material i mirë për policinë: “Donnarumma: ne nuk i harrojmë famëkeqët…, ki kujdes kur shkon rreth Milanos”. Me pak fjalë, kjo është klima rreth ish-portierit kuqezi.

Një mëngjes i dhunshëm me mjedisin milanez, një situatë që ka evoluar në mënyrën më të keqe në sytë e ultrasve, të cilët kanë shpresuar deri në fund ta shohin numrin 99 të mbetej te Milani. Lamtumira është akoma shumë e nxehtë, ardhja e Maignan u prit mirë nga pikëpamja e fushës dhe e performancës, por lamtumira e Donnarumma konsiderohet tradhtia më e keqe e mundshme për shkak të mënyrës se si ndodhi.

Pankartat padyshim përmbledhin gjuhën e ultrasve, por shkalla e pakënaqësisë dhe zhgënjimit te të gjithë kuqezinjtë ndaj Gigio është sipërore. Prologu i pakëndshëm mënjanë, festa duhej të ishte dhe festa ishte, me tifozët në procesion përgjatë rrugës që të çonte në hyrje të Milanello, me koreografinë e zakonshme të shalleve, flamujve dhe tymueseve.

Entuziazmi i popullit kuqezi, pas vendit të dytë në Serie A sezonin e kaluar dhe fitores së parë në “Marassi” është shumë i lartë.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport donnarumma leonardo milanello ultrasit kuqezinj donnarumma leonardo milanello ultrasit kuqezinj

Sondazh

Poll