Sport

Rikthimi i bujshëm , ja kur Ronaldo pritet të bëjë debutimin e tij të dytë me Manchester United

28 Gusht 2021, 08:48 Nga DOSJA
Rikthimi i bujshëm , ja kur Ronaldo pritet të bëjë debutimin

ANGLI – Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për të bërë rikthimin e bujshëm tek Manchester United. Klubi anglez e konfirmoi dje arritjen e marrëveshjes me yllin portugez dhe do i paguajë Juventusit 15 milionë plus 8 milionë të tjera në formë bonusesh.

Tifozët e Manchester United mezi presin ta shohin në fushë Ronaldon me fanellën e Manchester United, me portugezin që ka fituar gjithcka në Manchester nën drejtimin e Ferguson. Këtë të diel, Manchester United përballet me Wolves por Ronaldo nuk do luajë në këtë ndeshje. Tifozët duhet të presin për debutimin e CR7 pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare për kualifikueset e botërorit.

Kështu Ronaldo do paraqitet me Portugalinë për ndeshjet kualifikuese të botërorit, pasi pas javës së tretë kampionatet bëjnë pushim për shkak të angazhimit të kombëtareve. Ndeshja e parë e Manchester United pas pushimit nga ndeshjet e kombëtareve do jetë me 11 shtator në shtëpi kundër Newcastle ku Ronaldo mund të bëjë debutimin e tij të dytë atë ditë.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo manchester united cristiano ronaldo manchester united

Sondazh

Poll