Sport

’E merituam fitimin e Euro2020’’, Verrati: Ardhjen e Messit tek PSG nuk e besova deri sa e pashë me sytë e mi

28 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
’E merituam fitimin e Euro2020’’, Verrati: Ardhjen e Messit

ITALI– Marco Verrati tregon se Italia e meritoi fitoren e kampionatit europian, ndërsa nuk e besonte se Leo Messi do transferohej tek PSG. Mesfushori ishte një lojtar kyc në triumfin e ‘’Axurrëve’’ në Euro2020.

Verrati ka dhënë një intervistë për ‘’Gazzetta Dello Sport’’ ku ka folur për fitimin e Europianit dhe mbërritjen e Messit në Paris. ‘’Edhe kur ishim në vështirësi, ishim unë, Locatelli, Chiesa dhe Berardi që të gjithë të bashkuar që e dinim se mund të bënim diferencën. Ne e merituam fitimin e Europianit’’ tha Verrati. Më pas mesfushori Italian foli edhe për kalimin e Messit tek PSG. ‘’Është e pabesueshme që Messi është këtu. Nuk e besova deri sa e pashë me sytë e mi. Ai nuk flet shumë por ka një personalitet të shkëlqyer.

Ai është një lider dhe një kampion. Për mua është më i miri i historisë. Nuk besoj se do kemi probleme për formacionin’’ ka thënë Verrati.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia marco verrati psg italia marco verrati psg

Sondazh

Poll