Sport

E zbulon Rio Ferdinand, ja cilin numër do mbajë Ronaldo tek Manchester United

28 Gusht 2021, 09:38 Nga DOSJA
E zbulon Rio Ferdinand, ja cilin numër do mbajë Ronaldo tek Manchester

ANGLI – Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka zbuluar se cilin numër do mbajë Cristiano Ronaldo tek ‘’Djajtë e Kuq’’. Sipas Ferdinand, Edinson Cavani që për momentin mban fanellën me numrim 7 tek Manchesteri ka vendosur që të heqë dorë nga ai numër dhe t’ia japë Ronaldos.

Këtë gjë Ferdinand e ka zbuluar në emisonin e tij në ‘’Youtube’’. ‘’Është e pabesueshme që Cavani do jetë rezervë për Ronaldon. Por cfarë njeriu Cavani, ai e pa se kush po vinte dhe hoqi dorë nga fanella me numrin 7’’ ka thënë Ferdinand.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo kudo ku ka luajtur, tek Manchester United, Real Madrid apo Juventus ka mbajtur gjithmonë fanellën me numrin 7.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo manchester united rio ferdinand cristiano ronaldo manchester united rio ferdinand

Sondazh

Poll