Sport

Prapaskenat e kalimit të Ronaldos tek Manchester United! Ferguson telefonoi sulmuesin, zbulohet rroga e yllit portugez

28 Gusht 2021, 07:39 Nga DOSJA
Prapaskenat e kalimit të Ronaldos tek Manchester United! Ferguson telefonoi

ANGLI – Kthesë të papritur mori e ardhmja e Cristiano Ronaldos në vetëm pak orë. Yllin portugez e prisnin të firmoste tek Manchester City, por në fund në mënyrë disi surprizë Manchester United njoftoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin në rrjetet sociale.

Rikthim i bujshëm ky për Ronaldon tek United pasi portugezi ka fituar gjithcka tek ky ekip nën drejtimin e Alex Sir Ferguson. Ishte pikërisht ky i fundit që sipas mediave të ndryshme ka telefonuar Ronaldon duke e bërë që të ndryshojë mendje. Ferguson raportohet se ka telefonuar sulmuesin portugez duke i këshilluar të transferohej tek klubi ku u rrit, Manchester United. Gjithashtu është zbuluar edhe sa do përfitojë Ronaldo në sezon.

Sulmuesi do nënshkruajë një kontratë dy vjecare ku do fitojë rreth 30 milionë euro në sezon. Manchester United pagoi 15 milionë euro plus 8 të tjera në formë bonusesh tek Juventusi për kartonin e Ronaldos.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo ferguson manchester united cristiano ronaldo ferguson manchester united

Sondazh

Poll