Sport

Juventusi e ka gati zëvendësuesin e Ronaldos, e merr te Real Madrid

28 Gusht 2021, 08:49 Nga DOSJA
Juventusi e ka gati zëvendësuesin e Ronaldos, e merr te Real Madrid

ITALI – Juventusi është duke kërkuar përforcime në repartin e sulmit, pas transferimit të Ronaldos te Manchester United, pas tre sezoneve të kaluara në Itali.

Kjo lëvizje deri diku e menduar dhe e parashikuar, ka bërë që këto ditë të fundit të merkatos stafi teknik bardhezi të tentojë për ndonjë përforcim të mundshëm.

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, gjiganti italian është duke konsideruar seriozisht transferimin e Eden Hazard.

Hazard nuk ka kaluar periudhë të mirë që nga kalimi te Reali i Madridit dhe klubi duket i hapur për largimin e tij.

“Bardhezinjtë” e kërkojnë belgun në formë huazimi dhe një marrëveshje mund të arrihet së shpejti mes palëve.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll