Sport

Zëvendësuesi i Ronaldos, Juventus arrin marrëveshje personale me ish sulmuesin

28 Gusht 2021, 08:17 Nga DOSJA
Zëvendësuesi i Ronaldos, Juventus arrin marrëveshje personale me

ITALI – Me Cristiano Ronladon që u transferua tek Manchester United, Juventus po nxiton për të gjetur një sulmues tjetër. Edhe pak ditë na ndajnë nga fundi i merkatos dhe bardhezinjtë po lëvizin shpejt.

Juventus ka si synim kryesor një ish si Moise Kean. Ky i fundit është një produkt i akademisë së Juventusit dhe ka luajtur me bardhezinjtë për tu transferuar më pas në 2019 tek Evertoni për 27.5 milionë euro.

Sipas mediave italiane Kean ka arritur marrëveshje personale me Juventusin për tu transferuar në Seria A. Juventus do përpiqet ta realizojë transferimin me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për 25 milionë euro.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus moise kean juventus moise kean

Sondazh

Poll