Sport

Superliga e Europës është ende ‘’gjallë’’! Takim sekret mes tre presidentëve, kërkojnë mbështetje ekonomike dhe

28 Gusht 2021, 08:34 Nga DOSJA
Superliga e Europës është ende

SPANJE – Superliga e Europës është ende gjallë. Presidenti i Real Madrid nuk dorëzohet dhe plani i tij për të ndryshuar kompeticionet e futbollit vazhdon të jetë ende në jetë.

Raportohet se para disa ditësh, presidenti i Realit Perez, ai i Juventusit Andrea Angelli dhe ai i Barcelonës Joan Laporta janë takuar mes tyre për të diskutuar se cfarë do ndodhë me projektin e tyre. Ato janë të bindur se futbolli ka nevojë për ndryshim. Në takimin mes presidentëve të Real Madrid, Barcelonës dhe Juventusit raportohet se është diskutuar në lidhje me publicitetin që duhet bërë për këtë ide dhe gjetjen e mbështetjes edhe jashtë futbollit.

Tre presidentët duan mbështetje ekonomike shoqërore dhe politike si dhe kërkojnë edhe një ndihmë nga media për të pasqyruar përhapjen e duhur të idesë së Superligës së Europës.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andrea agnelli barcelona florentino perez joan laporta juventus real madrid andrea agnelli barcelona florentino perez joan laporta juventus real madrid

Sondazh

Poll