Sport

Zbardhet lista e kombëtares U21, 9 lojtarë nga kampionati shqiptar

27 Gusht 2021, 11:03 Nga DOSJA

TIRANE – Shqipëria U21 do të përballet me Çekinë më 6 shtator, prej orës 18:00 në transfertë. Ky duel është i vlefshëm për kualifikueset e EURO 2023 për 23-vjeçarë. Trajneri Alban Bushi ka shpallur listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion.

9 nga lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me klube të huaja ndër të cilët janë Kristjan Asllani i Empolit, Anis Mehmeti i Wycombe, Armando Dobra i Ipswich, Angelo Ndrecka i Lazios, Bernard Karrica i Rijekës, etj.

Në listën është edhe Dijar Nikqi, sulmuesi i talentuar 17-vjeçar që ka bërë paraqitje të mira me fanellën kuqezi së fundmi e që është lojtar i perspektivës.

Kombëtarja U-21 do të nisë grumbullimin më datën 29 gusht në Elbasan dhe pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive, më datë 4 shtator do të udhëtojë drejt Republikës Çeke për ndeshjen e datës 6 shtator, – njofton FSHF mes të tjerash.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll