Sport

Historia e talentit gjerman, mjekët i operuan këmbën e gabuar dhe i dogjën karrierën

27 Gusht 2021, 08:29 Nga DOSJA
Historia e talentit gjerman, mjekët i operuan këmbën e gabuar dhe

GJERMANI-Është e lehtë të flasësh për Cristiano Ronaldon, Messin, Neymar, Mbappe, De Bruyne, Lewandowski dhe Haaland. Jo të gjithë u përfolën  kur ishin 17 vjeç, skautët i njihnin dhe i propozonin disa klubeve dhe pjesa tjetër është histori.

Por ka disa të rinj, të konsideruar yje autentikë një hap larg shenjtërimit, të cilët pas shkëlqimit të tyre rinor nuk ia dolën, për një arsye apo një tjetër. Jan Engels, tani 23 vjeç, ia kanë shkatërruar karrierën e tij, pasi mjekët i operuan këmbën e gabuar.

POTENCIALI – Kur Jan Engels ishte 17 vjeç ai luajti për Karlsruher, në përfaqësuesen e Gjermanisë për të rinjtë dhe ndau përvojat me Felix Passlack dhe Ride Baku (tani te Borussia dhe Wolfsburg). Borussia Dortmund kishte një interes të fortë për të dhe i riu po përpiqej të përmirësohej më tej për të arritur majat e futbollit. Në 2015 ai këputi ligamentin në kaviljen e djathtë dhe duhej të operohej. Një ndërhyrje rutinë për mjekët të cilët kanë kryer me mijëra të tilla. Por gjithçka shkoi keq.

SPITAL-“U zgjova nga operacioni me lot sepse kisha shumë dhimbje dhe ndjesinë që diçka nuk ishte në rregull”, shprehet Engels. Pas një çerek ore i kërkova mamasë që të ngrinte batanijen dhe të hidhte një sy në këmbën e operuar. Nuk mund ta besoja atë që po shihja, ishte këmba e majtë e fashuar, vida dhe pllaka ishin vendosur atje.Doktori erdhi në shtratin tim, shpërtheu në lot, në një moment i thashë: “Ke bërë një operacion të shkëlqyeshëm, shumë keq që ishte në këmbën e gabuar”.Nuk dihet se si, Engels gjeti forcën për të ri-operuar të dyja këmbët dhe tani, ndërsa miqtë e tij janë yje të futbollit, ai luan në divizionin e gjashtë gjerman.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjermani jan engels gjermani jan engels

Sondazh

Poll