Sport

Juventus, në kërkim të ‘sozisë’ së CR7: Kean preferohet para Icardi, Raspadori-Scamacca një ide…

27 Gusht 2021, 09:03 Nga DOSJA

ITALI – Shitja e Cristiano Ronaldos shkon paralelisht me kërkimin e zëvendësuesit, por këtu duhet të vemë pak rregull. Eshtë logjike të mendosh për Moise Kean, pas vizitës së Mino Raiola në Continassa, një profil që shkon me idetë e Juventusit, pavarësisht se në këto orë të ethshme ka shumë lojtarë të propozuar si Cherubini, Aubameyang, apo Griezmann.

Kean është 21 vjeç, menjëherë gati, duke pasur parasysh tre vitet në Serie A mes Juves dhe Veronës. Ai ka një marrëveshje me Everton, i cili e kishte blerë atë në vitin 2019 nga bardhezinjtë për 29.5 milionë euro, por që mund huazojë atë këtë sezon.

Pas tij vjen Mauro Icardi, i cili pëlqehet nga Allegri (ai preferon një sulmues qendre), ndërkohë që argjentinasi do të mirëpriste një kthim në Itali. Por nëse Mbappè do të largohet me destinacion Real Madridin, nuk është e sigurt që Pochettino do të japë dritën jeshile për shitjen e Icardit. Pak shpresa ka edhe për Dusan Vlahoviçin, të cilin Commisso nuk dëshiron ta shesë, aq më shumë te Juventusi, pas dy fjalëve për Chiesa dhe disa ditë pasi tregu mbyllet.

Hamendësimet të çojnë te Griezmann, Jovic, Aubameyang, Lacazette dhe Werner, që nuk janë të konfirmuar: ata janë lojtarë të propozuar nga klubet e tyre, pasi do të donin të shpëtonin prej tyre. Për sa i përket moshës dhe angazhimit, ata nuk janë zgjedhjet e para të drejtuesve të Juventusit.

Nuk përmendëm dy emra të tjerë, për të parashikuar për vitin 2022, kur pritej t’i përfundonte kontrata Cristiano Ronaldos: Gianluca Scamacca dhe Giacomo Raspadori. I lindur në 1999 dhe në vitin 2000, të dy nga Sassuolo, i cili do të preferonte t’ia jepte bardhezinjve përpara Interit dhe Cagliarit. Gjithsesi gjuetia është e hapur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aubameyang cherubini dusan vlahoviçin giacomo raspadori gianluca scamacca griezmann marrëveshje me everton mauro icardi mino raiola në continassa moise kean aubameyang cherubini dusan vlahoviçin giacomo raspadori gianluca scamacca griezmann marrëveshje me everton mauro icardi mino raiola në continassa moise kean

Sondazh

Poll