Sport

Kombëtarja “Azzurre”: Florenzi, i vetmi lojtar i Milanit, që nuk thirret. Kthehet Zaniolo

27 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
Kombëtarja “Azzurre”: Florenzi, i vetmi lojtar i Milanit,

ITALI – Goli tjetër në pritje për “Azzurri”: rekordi i pamposhtur botëror që i përket Spanjës, 35 ndeshje pa ‘KO’ midis 2007 dhe 2009, me suksesin e Kampionatit Europian në mes.

Italia arriti 34 ndeshje pa humbje në “Wembley” dhe e fillon sezonin e ri me tre ndeshje kualifikuese botërore: më 2 shtator me Bullgarinë në Firence. Javën tjetër do të udhëtojë drejt Bazelit për t’u ndeshur me 5 shtator me Zvicrën dhe me Lituaninë më 8 shtator në Reggio Emilia.

Trajneri Roberto Mancini, sot do të thërrasë kombëtaren “Azzurre”: do të ketë më shumë se 30 lojtarë, me 25 kampionë europianë (Spinazzola i dëmtuar mungon) dhe ata që mbetën jashtë thirrjes deri në të fundit, plus Zaniolo. Nga grupi do të mungojnë vetëm Alessandro Florenzi, i cili tani është bashkuar me Milanin.

Romanisti është më i shumëprituri. Ai konsiderohet talenti më i ri i futbollit italian. Me ekipin kombëtar ka zhvilluar 7 ndeshje dhe shënuar 2 gola. Ai do të kishte marrë pjesë në “Euro 2020”, por u dëmtua rëndë, në shtator 2020, në fitoren e bukur në Holandë për Ligën e Kombeve.

Në këtë Itali do të ketë vend edhe për të. Mancini rikuperon Sensin dhe Pellegrinin, si dhe bluzat e tjera të “prera” për Mancinin, Politanon dhe Grifon. Por jo portieri Cragno, i cili është dëmtuar. Në vend të tij ndoshta Gollini.

Takimi do të jetë në Coverciano të dielën në mbrëmje dhe të hënën fillon stërvitja. “Azzurrët” kryesojnë grupit me 9 pikë të plota, përpara Zvicrës me 6. Bullgaria e shkëputur, Irlanda e Veriut dhe Lituania renditen në fund.

Sfida kundër zviceranëve do të jetë vendimtare, si për vendin e pare në grup (që garanton kualifikim direkt në “Katar 2022”) ashtu edhe për ndeshjen numër 36 pa humbje. Do të ishte një rekord absolut botëror.

Kjo është lista e futbollistëve të thirrur nga Mancinit, e cila do të publikohet sot:

Portierë: Donnarumma, Sirigu, Meret, Gollini.

Mbrojtësi: Florenzi, Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Chiellini, Bastoni, Emerson, Toloi, Biraghi, Mancini (Lazzari, Kalabria).

Mesfushorë: Jorginho, Cristante, Barella, Pessina, Castrovilli, Pellegrini, Verratti, Locatelli, Sensi, Grifo.

Sulmues: Chiesa, Berardi, Zaniolo, Immobile, Belotti, Raspadori, Insigne, Bernardeschi, Politano

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 35 ndeshje pa ‘ko’ coverciano irlanda e veriut italia arriti 34 ndeshje pa humbje lituaninë më 8 shtator në reggio emilia mancini reggio emilia spinazzola wembley zaniolo zvicrën 35 ndeshje pa ‘ko’ coverciano irlanda e veriut italia arriti 34 ndeshje pa humbje lituaninë më 8 shtator në reggio emilia mancini reggio emilia spinazzola wembley zaniolo zvicrën

Sondazh

Poll