Sport

Ambasador i finales dhe do tërheqë goglat e shortit të Conference League, UEFA nderon Canën

27 Gusht 2021, 08:20 Nga DOSJA
Ambasador i finales dhe do tërheqë goglat e shortit të Conference

SHQIPERI – Lorik Cana do tërheq goglat për shortin e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Conference League. UEFA e ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë që të asisitojë në shortin e Conference League.

Së bashku me Canën në tërheqjen e goglave do jetë edhe turku Nihat Kahvechi. Shorti i Conference League do nisë nga ora 13:30 dhe do hidhet në Stamboll. Në këtë kompeticion do marrin pjesë disa ekipe me emër si: Tottenhami, Roma, Baseli, etj.

Cana është caktuar edhe ambasador i finales që do zhvillohet në ‘’Air Albania’’ me 25 maj të vitit të arshshëm.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league lorik cana conference league lorik cana

Sondazh

Poll