Sport

Ronaldo: Nuk do të luaj asnjëherë tek Manchester City…

27 Gusht 2021, 08:41 Nga DOSJA

ITALI – Sot që është dita e Ronaldos dhe një transferimi të tij të mundshëm drejt Manchester City, kujtimet dhe deklaratat e së shkuarës janë ato që dalin përpara.

Nuk thonë kot “kurrë mos thuaj kurrë”, pasi mund të përballesh me një situatë si kjo e sotmja që i ndodh CR7-s.

Dikur idhulli i “Djajve” të United deklaronte: “Unë nuk do të luaj asnjëherë me City-n , kjo për shkak të Manchester United…”

Deklarata e Plotë e Cristiano Ronaldos

“Të luaj me City dhe jo me United? Nuk do ta bëj këtë gjë. Pse? Sepse zemra i e rreh për Manchester United.

Mund të them se do të jetë shumë shumë shumë shumë shumë shumë shumë shumë e vështirë të luaj me Manchester Cit për shkak të Manchester United.

Mendoni se paratë do të me ndryshojnë jetë tani që jam 30 vjeç? Nuk mendoj kështu, ky nuk është një problem. Po të jetë për të luajtur për para mund të shkoj në Qatar dhe ndoshta do të merrja më shumë para se tek Manchester City.”

Cristiano Ronaldo 2015

Po sot? Pak orë më parë ka qenë vetë portugezi që ka telefonuar Pep Guardiolan dhe prej kohësh po i vetëofrohet Manchester City si e vetmja skuadër që e ka kërkuar në këtë fundkarriere.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll