Sport

Cristiano Ronaldo zbraz dollapin dhe u tregon shokëve se po largohet…

27 Gusht 2021, 08:27 Nga DOSJA

ITALI – Aventura e Cristiano Ronaldos me Juventusin ka arritur titujt e fundit: pas tre sezoneve CR7 është gati të largohet nga klubi i Juventusit, i cili tani është bërë i vetëdijshëm për vullnetin e lojtarit. Ronaldo, në fakt, tashmë e ka zbrazur dollapin e tij në Continassa, një shenjë e një lamtumire të afërt.

Në këtë pikë palët, edhe pas takimit të djeshëm me Jorge Mendes (i cili u kthye në Portugali në mbrëmje, pas një ndalese në Paris) dhe Juventusit, po kërkojnë zgjidhjen më të mirë. Bardhezinjtë nuk duan ta lënë Ronaldon të largohet me parametra zero, duke e vlerësuar atë 25 milionë euro. E vetmja rrugë, mbetet ajo e Manchester Cityt, e cila duhet të zyrtarizojë ofertën e saj.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romanos, CR7 u ka treguar edhe shokëve se dëshiron të largohet. Ai shkruan në Twitter, se Jorge Mendes po bisedon me Cityn për pagën që besohet të jetë 31 milionë euro neto në sezon.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport continassa cristiano ronaldos fabrizio romanos jorge mendes juventusin manchester cityt continassa cristiano ronaldos fabrizio romanos jorge mendes juventusin manchester cityt

Sondazh

Poll