Sport

Shumë emra për pasuesin e Ronaldos, Juventusi interesohet edhe për dyshen sulmuese të Arsenalit

27 Gusht 2021, 09:06 Nga DOSJA
Shumë emra për pasuesin e Ronaldos, Juventusi interesohet edhe

ITALI – E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se do jetë në Premier League tek Manchester City. Gjithcka duket e kryer, me yllin portugez që është pranë nënshkrimit me ekipin e drejtuar nga Guardiola.

Juventusi gjithashtu ështe hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e Ronaldos. Bardhezinjtë si synim kryesor kanë ish sulmuesin e Interit Mauro Icardi që tani luan tek PSG. Por mediat e ndryshme raportojnë se Juventusi po monitoron edhe situatën e dy sulmuesve të Arsenalit, Aubameyang dhe Lacazette.

Gjithashtu një tjetër që emër që pëlqehet në ambientin e Juventusit është edhe Moise Kean, me këtë të fundit që i njeh mjaft mirë bardhezinjtë pasi ka luajtur me Juventusin më parë para se të largohej në 2019.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll