Bota

Kapen mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi të fshehur në kontejner bananesh, në pranga dy persona

27 Gusht 2021, 09:52 Nga DOSJA
Kapen mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi të fshehur në

MAL I ZI- Policia në Malin e Zi ka kapur mbi 1 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane.

Policët zbuluan kokainën, e cila ishte e ndarë në 1,250 pako me etiketën “Covid” dhe “BXD” , të enjten mbrëma në Mojanovici, një fshat pranë kryeqytetit, tha policia në një deklaratë të Premten.

Rrjeti televiziv shtetëror RTCG e përshkroi kapjen si më të madhen ndonjëherë në vendin e vogël të Detit Adriatik me rreth 620,000 banorë.

Mediat raportuan se policia bllokoi një zonë të gjerë gjatë operacionit të kërkimit.

Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq.

Policia tha se dy persona janë arrestuar në lidhje me drogën por ende nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me operacionin.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 1 ton kokaine ne malin e zi 1 ton kokaine ne malin e zi

Sondazh

Poll