Bota

Familja ‘braktis’ Dardan Krivaqën, deri më tani nuk është vizituar nga asnjë i afërm

27 Gusht 2021, 07:55 Nga DOSJA
Familja ‘braktis’ Dardan Krivaqën, deri më tani nuk

KOSOVË– Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani ka dhënë disa detaje në lidhje me burgosjen e Dardan Krivaqës, i cili më 22 Gusht dhunoi për vdekje 18-vjeçaren, Marigona Osmani.

Sipas Express, Selmani tha se Krivaqa po mbahet në institucionin e sigurisë së lartë në Gërdovc dhe se është i karantinuar për shtatë ditë dhe ndodhet vetëm në qeli.

Selmani tregoi se deri më tani nuk ka informata që Dardan Krivaqën ta ketë vizituar ndonjë anëtar i familjes apo dikush tjetër, përveç monitorimit të vizitave nga institucionet relevante, si Avokati i Popullit dhe organizatat tjera që kanë të drejtën t’i vizitojnë këto persona në Qendrën Korrektuese.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani rasim selmani dardan krivaqa marigona osmani rasim selmani

Sondazh

Poll