Bota

Shpërthen depo e municoneve në Kazakistan, të paktën 5 të vdekur dhe 80 të plagosur

27 Gusht 2021, 09:21 Nga DOSJA
Shpërthen depo e municoneve në Kazakistan, të paktën 5

KAZAKISTAN– Pesë persona kanë vdekur nga shpërthimet në një depo armësh në Kazakistanin jugor, thanë të premten autoritetet në vendin e Azisë Qendrore.

Sipas mediave të huaja, shpërthimet filluan të enjten në një depo municioni të ministrisë së mbrojtjes në rajonin jugor të Jambyl, duke lënë shumë të plagosur dhe fshatrat e afërt të evakuohen nga autoritetet.

Fatkeqësisht, katër ushtarakë vdiqën,” tha ministri i mbrojtjes Nurlan Ermekbayev, duke vënë në dukje se përpjekjet për të kontaktuar disa ushtarakë të tjerë pas shpërthimeve në objekt kishin dështuar.

Qeveria rajonale e Jambyl tha se më shumë se 80 persona morën trajtim për plagët, 28 mbetën në spital me gjashtë në gjendje të rëndë. Autoritetet lokale thanë se po evakuonin njerëzit nga fshatrat më afër vendit të aksidentit.

(d.a/doaja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shperthim ne kazakistan shperthim ne kazakistan

Sondazh

Poll