Bota

Ankimimi i Thaçit ndaj vendimit për të qëndruar në paraburgim, caktohet paneli i Apelit nga Gjykata e Hagës

27 Gusht 2021, 08:06 Nga DOSJA
Ankimimi i Thaçit ndaj vendimit për të qëndruar në

HAGË– Kryetarja e Dhomës së Specializuar ka caktuar përbërjen e panelit që do të gjykojë ankimimin e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, dhe sipas vendimit paneli i Apelit do të përbëhet nga gjyqtarët Michèle Picard, Emilio Gatti dhe Nina Jørgensen.

Më 24 gusht Trendafilova ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit, për vetëtërheqjen e saj nga detyra specifike e caktimit të panelit të Gjykatës së Apelit, i cili do të vendosë rreth kësaj ankese.

Këtë kërkesë mbrojtja e ish-presidentit të Republikës së Kosovës e kishte parashtruar më 16 gusht, ndërsa më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat mbi hashim thaçin emilio gatti kosova ne hage michèle picard nina jørgensen akuzat mbi hashim thaçin emilio gatti kosova ne hage michèle picard nina jørgensen

Sondazh

Poll