Bota

Shefi i OKB -së paralajmëron “katastrofë humanitare” në Etiopi, Guterres: Të gjitha palët duhet t’i japi

27 Gusht 2021, 09:35 Nga DOSJA
Shefi i OKB -së paralajmëron “katastrofë humanitare”

ETIOPI– Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar Këshillin e Sigurimit se konflikti në Etiopi është përhapur përtej rajonit Tigray dhe “një katastrofë humanitare po shpaloset para syve tanë”.

Retorika inflamatore dhe profilizimi etnik po copëtojnë strukturën shoqërore të vendit. Të gjitha palët duhet t’i japin fund armiqësive pa parakushte dhe të shfrytëzojnë atë mundësi për të negociuar një armëpushim të qëndrueshëm.“-i tha ai të enjten këshillit 15-anëtarësh.

Sipas Aljazeera, Guterres tha se më shumë se dy milionë njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe miliona të tjerë kanë nevojë të menjëhershme për ndihmë humanitare për shpëtimin e jetës, përfshirë ushqimin, ujin, strehimin dhe kujdesin shëndetësor.

Çmimi njerëzor i kësaj lufte po rritet çdo ditë … Të paktën 400,000 njerëz po jetojnë në kushte të ngjashme me urinë,” tha shefi i OKB-së.

Perspektiva për bisedime midis qeverisë së Etiopisë dhe udhëheqjes Tigrayan, e cila dominoi qeverinë kombëtare për 27 vjet para se kryeministri, Abiy Ahmed të merrte detyrën, mbetet thellësisht sfiduese.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota abiy ahmed antonio guterres konflikti ne etiopi abiy ahmed antonio guterres konflikti ne etiopi

Sondazh

Poll