Bota

‘Është si një kamp pune kinez’, Navalny jep intervistën e parë nga burgu dhe shprehet optimist për largimin e

27 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA
‘Është si një kamp pune kinez’, Navalny jep

RUSI– Kritiku i Kremlinit, Alexey Navalny ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu, duke e krahasuar atë me një kamp pune kinez dhe duke thënë se është i detyruar të shikojë tetë orë televizion shtetëror dhe filma propagandistikë në ditë.

Figura opozitare 45-vjeçare ruse i tha The New York Times në një intervistë të botuar të Mërkurën se ditët e punës së rëndë në guroret sovjetike kishin mbaruar dhe ishin zëvendësuar me atë që ai e quajti “dhunë psikologjike” të shplarjes së trurit dhe propagandës.

Ju duhet të imagjinoni diçka si një kamp pune kinez, ku të gjithë marshojnë në një rresht dhe ku videokamera janë varur kudo. Ekziston një kontroll i vazhdueshëm dhe një kulturë e grabitjes.”- tha Navalny.

Ai tha se rojet e vëzhgojnë atë teksa detyrohet të shohë me orë të tëra propagande shtetërore, duke mos i lejuar atij të lexojë ose të shkruajë dhe ta zgjojnë nëse e zë gjumi. Por Navalny mbeti optimist për të ardhmen e sundimit të Vladimir Putin, duke këmbëngulur se një ditë do të përfundonte.

Herët a vonë, ky gabim do të rregullohet dhe Rusia do të kalojë në një rrugë demokratike evropiane të zhvillimit. Thjesht sepse kjo është ajo që njerëzit duan, “- tha ai.

Navalny është arrestuar në muajin janar, pasi ka arritur në Rusi nga Gjermania, ku është trajtuar pas helmimit në Siberi. Autoritetet evropiane kanë thënë se teset laboratorike kanë treguar se ai është helmuar me agjent nervor Noviçok, në gusht të vitit të kaluar.

Ai ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për dhënie të urdhrit për helmim, gjë që mohon Kremlini. Një gjykatë në Moskë ia ka shndërruar dënimin me kusht në dënim me burgim prej 2 vjet e gjysmë, për një akuzë që Navalny e konsideron të motivuar politikisht.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota denimi i alexei navalnyt vladimir putin denimi i alexei navalnyt vladimir putin

Sondazh

Poll