Bota

U tha se u dhunua nga të burgosurit e tjerë, zv.drejtori i SHKK-së e mohon: Dardan Krivaqa është i vetëm në qeli

27 Gusht 2021, 08:23 Nga DOSJA
U tha se u dhunua nga të burgosurit e tjerë, zv.drejtori i

KOSOVË– Ditën e djeshme qarkulluan disa informacione në lidhje me dhunimin e Dardan Krivaqës nga të dënuarit e tjerë, lajm i cili u mohua nga Rasim Selmani, Zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Sipas Express, Selmani tha se Krivaqa po mbahet në institucionin e sigurisë së lartë në Gërdovc dhe se është i karantinuar për shtatë ditë dhe nodhet vetëm në qeli.

Jemi siguruar që informacioni është 100 përqind i saktë dhe se nuk ka ndodhur asnjë incident brenda institucionit korrektues me këtë të burgosur. Ai është i ndarë nga të tjerët sepse është pranim i ri në SHKK dhe në bazë të urdhrit operativ për pandeminë ne e kemi të paraparë që secili i paraburgosur i ri që pranohet tek ne, do të qëndrojë 7 ditë në karantinë dhe s’do të ketë asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë. Ai është i vetëm në dhomë dhe s’ka asnjë kontakt fizik me të burgosurit tjerë, përveç stafit të institucionit dhe atij mjekësor”.-tha Selmani.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan krivaqa marigona osmani dardan krivaqa marigona osmani

Sondazh

Poll