Bota

Turqia nis bisedimet me talebanët mbi menaxhimin e aeroportit të Kabulit, Erdogan: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq

27 Gusht 2021, 08:31 Nga DOSJA
Turqia nis bisedimet me talebanët mbi menaxhimin e aeroportit të

TURQI– Turqia ka zhvilluar bisedimet e para me talebanët në lidhje me kërkesën e këtyre të fundit për mbështetje për të menaxhuar aeroportin e Kabulit pas largimit të forcave amerikane.

Kemi mbajtur bisedimet e para me talibanët, të cilat kanë zgjatur tri orë e gjysmë. Nëse është e nevojshme, do të kemi mundësi për të zhvilluar bisedime të tjera”, tha Erdogan.

Sipas Guardian, Erdogan tha se Turqia nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për shkak të shqetësimeve të sigurisë atje, pas dy sulmeve të fundit kamikaze që shkaktuan 103 viktima.

Në lidhje me kritikat e brendshme për angazhimin e Turqisë me grupin kryengritës, Erdogan tha se Ankaraja “nuk e ka luksin” të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm.

Këtë javë talebanët i kërkuan Turqisë ndihmë teknike për të drejtuar aeroportin, por kërkuan që ushtria e Ankarasë të tërhiqej deri në 31 gusht. Ushtria filloi evakuimet të mërkurën.

Talebanët kanë bërë një kërkesë në lidhje me funksionimin e aeroportit të Kabulit. Ata thonë, ‘Ne do të sigurojmë sigurinë dhe ju mund ta përdorni atë’. Por ne nuk kemi marrë ende një vendim sepse gjithmonë ekziston mundësia e vdekjes dhe gjëra të tilla atje.‘-tha Erdogan në një konferencë shtypi.

Presidenti tha se sulmet vetëvrasëse që ndodhën një ditë më herët në aeroportin e Kabulit, kanë bërë që Turqia të kërkojë më shumë detaje se si do të sigurohet qendra ajrore dhe tv garantohet siguria e punonjësve turq.

Lajmi kryesor/ Kabuli tronditet nga dy sulme kamikaze! 103 të vdekur dhe mbi 150 të plagosur, ISIS merr përsipër autorësinë, Biden zotohet për hakmarrje: Do t’ju bëjmë të paguani

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rexhep taip erdogan sulm kamikaz ne kabul talebanet pushtojne afganistanin rexhep taip erdogan sulm kamikaz ne kabul talebanet pushtojne afganistanin

Sondazh

Poll