Sport

Sot dita e Ronaldos, e mbyll me Juven, telefonon Guardiolën

27 Gusht 2021, 07:49 Nga DOSJA
Sot dita e Ronaldos, e mbyll me Juven, telefonon Guardiolën

ITALI – Ka përfunduar mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos: agjenti Mendes ia ka komunikuar klubit të Juventusit, ndërsa klubi i ka diktuar kushtet.

Të paktën 25 milionë euro nevojiten për kartonin e portugezit, ndërsa Manchester City, e vetmja skuadër në garë, i ka kërkuar menaxherit ta lirojë atë pa asnjë kosto.

Qëllimi është që gjithçka të mbyllet sa më shpejt dhe sot pritet oferta e britanikëve.

Mëngjesin e sotëm ka patur një telefonatë midis Cristiano Ronaldos dhe Guardiolas, një lloj shkrirjeje të marredhënieve mes palëve, pas mungesës së komunikimit për incidentet e kohëve më parë.

Trajneri gjithmonë e ka bërë të qartë se ai preferon profile të tjera, më pak centralizues dhe më të përshtatshëm për idenë e tij lojë, ndër të tjera, gjithmonë e vendos Messin përpara portugezit në renditjen personale.

Por tani ata do të duhet të punojnë së bashku dhe vetë Pep, pasi humbi Kane, do të duhet të gjejë një mënyrë për ta bërë Ronaldon të bashkëjetojë në sistemin e tij taktik.

Nga ana tjetër, mëngjesin e sotëm, Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, i pyetur për një blerje të mundshme të Ronaldos, përgjigjet: “Blerja e tij nuk është as në diskutim.”
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll