E TRISHTË! Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta ‘Mjeshtri i Madh’ Kujtim Alija
27 Gusht 2021, 09:07Nga DOSJA
TIRANË– Dirigjenti i njohur shkodran Kujtim Alija është ndarë nga jeta. Këtë lajm të trishtë e ka bërë publike kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Mësohet se prej 1 viti, Alija i cili ishte nderuar me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ vuante nga një sëmundje e rëndë.
VOLTANA ADEMI NË FACEBOOK
Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta.Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje
Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare. Vinte nga një familje shkodrane intelektualësh, të cilët e donin arsimin dhe artin. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës. Pas diplomimit filloi punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Ferdinant Llanaj i cili u arrestua ditën e djeshme nga RENEA në Vlorë, pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në banesë, është emër i njohur për poli...
Aktualitet27 Gusht 2021, 09:01
KOSOVË– Gjatë ditës së djeshme në pikën kufitare në Morinë është ndaluar më pas është shoqëruar për në stacionin policor, M.D., nën dyshimet për vrasjen e ...
LEZHE – Mark Lleshi është arrestuar nga policia e Lezhës për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestrua një armë zjarri tip kallashnik...
VLORË– Ferdinant Llanaj, një emër jo i panjohur për policinë është vënë në pranga. Njësia operacionale e Tiranës dhe ajo e Vlorës zhvilluan ditën e djeshme...
GJIROKASTËR– Ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e djeshme në aksin Sarandë- Gjirokastër në vendin e quajtur qafa e Muzinës, la pas 5 viktima. Për këtë ngja...
BULQIZË– Eksplozivi që u vendos në një makinë në Bulqizë, ishte në pronësi të Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet ...
BULQIZË– Një mjeti iu është vendosur eksploziv në Bulqizë. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 të mbrëmjes së sotme. Sasia plasëse ë...