Politike

Basha takon këshilltarin e Merkel: Do bëjmë gjithçka që Shqipëria të anëtarësohet në BE

4 Qershor 2019, 13:59 Nga DOSJA
Basha takon këshilltarin e Merkel: Do bëjmë gjithçka

GJERMANI- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me zv/Kryekëshilltarin e Kancelares Merkel, Joachim Bertele. Takimi është bërë publik nga vet Basha, i cili me anë të një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Gjermania është e vendosur për Ballkanin Perëndimor.

Basha po ashtu shprehet se pavarësisht krizës që po kalon vendi ynë, ai do të bëj gjithçka për të hapur rrugën drejt Evropës.

POSTIM I PLOTË

Ne qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që po zhvillohet nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman në Berlin, është angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Referues kryesor ishte edhe dr. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit.

Pavarësisht krizës që po kalon aktualisht Shqipëria, problemeve me lidhjet e politikës me krimin, shitblerjes së votave, korrupsionit, ne do të bëjmë gjithçka që ashtu siç liberalizuam vizat ti hapim rrugën edhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nuk ka asnjë diskutim që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor është BE. Mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimit Shqipërisë në BE por dhe të ruajtjes së pacënuar të tërësisë territoriale të Kosovës. Tani është koha për të ndalur politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin që për interesat e tyre po kërcënojnë perspektivën europiane dhe paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne gjermani joachim bertele keshilltari i merkel lulzim basha basha ne gjermani joachim bertele keshilltari i merkel lulzim basha

Sondazh

Poll