Tërmetet në Korçë/ PD: Banorët të dëmshpërblehen për çdo pronë të dëmtuar
4 Qershor 2019, 10:54Nga DOSJA
KORÇË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka takuar ditën e sotme banorët e prekur nga tërmeti, të cilët aktualisht janë strehuar nëpër çadra të ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura.
Në një postim në Facebook, Salianji shprehet se duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për këta banorë dhe të jepet dëmshpërblimi çdo pronë të dëmtuar.
Postimi i plotë i Ervin Salianjit:
Situatë më emergjente se çdo emergjencë, shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, dëmshpërblimi për çdo pronë të dëmtuar dhe përqëndrimi i gjithë burimeve në bashkitë Korçë, Devoll dhe Kolonjë, kryesisht në Floq, Qafzez dhe Vidohovë në zonat e shkatërruara nga tërmeti!
Fëmijë të vegjēl, gra, të moshuar dhe burra të gjunjëzuar dhe me lot dhimbje për mundin e gjithë jetës te shkuar dëm dhe për pamundësinë për të ndihmuar familjet që flejnë me keq se bagëtitë në kasolle apo çadra skandaloze pa asnjë kusht.
Nuk është kërkesë për përfitim politik, ështē kerkese njerëzore përcveçse detyrim ligjor për të ndihmuar qindra familje që vuajnë në mes të rrugëve! Nuk zgjidhet situata me facebook dhe me parada por me përqëndrim të çdo burimi në zonë, ka nevojë emergjente për ushqime, ilaće, batanije dhe më shumë se keto kanë nevojën të sigurohen që prona dhe jeta e tyre do të rindërtohen!
Turpi i mbuloftë gjithë ata punonjës administrate që e ndajnë për të majte dhe jo për votuesit e PD dhe pakon e makaronave që nevojitet për të mbajtur frymen e banorëve!
Prej disa ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, ndërkohë që numri i tyre është mbi 200. Një ditë më parë ata janë shprehur të pakënaqur për kushtet e punës dhe kanë bërë sherr me punonjësit. (Lexo këtu)
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me...
Nga 1 qershori ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë më datë 10 maj për pezullimin e përkohshëm të të gjitha procedurave të prokurimit nga a...
SHKODËR– Ambasadori italian Alberto Cutillo ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, gjatë të cilit nuk ka mundur të mos e komentonte sit...
TIRANË– Analisti Kastriot Myftaraj është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi mbrëmjen e sotme.Të ftuar në emisionin “360 gradë”, Myftaraj teksa po fliste n...
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Open të Eni Vasilit, në Top Channel. Spiropali deklaroi se Berisha dhe Basha ...
TIRANË- Debate të forta ka pasur sot mes Elisa Spiropalit dhe Fatbardh Kadillit. Të ftuar në emsionin “Open”, ata janë përplasur për protestën e fundit të ...
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar se gjuha e vetme përballë Kryeminsitrit Edi Rama është përplasja. Kët...
TIRANË– Kërkesa që deputetja Rudina Hajdari ka bërë ditën e sotme ka hapur mjaft debat në rrjetet sociale. Teksa ndodhej në Parlament, Hajdari kërkoi që am...