Politike

Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi: Veliaj superkapiten, ja pse zgjodha të jem pjesë e ekipit

4 Qershor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i Kombëtares, Redi Jupi: Veliaj superkapiten, ja pse

TIRANË– Ish- futbollisti i Dinamos e Kombëtares dhe një kandidatët, Redi Jupi ka vlerësuar punën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

Jupi filloi që nga shtimi i korsive të biçikletave, pista e vrapimit nga liqeni, ambientet sportive nëpër lagje si dhe rikonstruksionin e palestrave. 

Në fakt kushdo nga pjesëtarët e grupit do të mund ta mbante shumë mirë këtë fjalë, por duke qenë se unë kam luajtur me 3 ekipet e kryeqytetit, dhe kam fituar trofe me të gjitha do i përfaqësoj siç duhet, ashtu siç edhe Bashkia e Tiranës ka përfaqësues qytetarët e saj në 4 vitet e kaluar por edhe në 4 vitet në vazhdim. Unë do të doja të falenderoja Erionin për përzgjedhjen por edhe PS-në e Tiranës sepse jam edhe zgjedhja e tyre në këtë post për kandidat. Për sportin në Tiranë janë bërë gjëra, ka pasur vëmendje. Korsia e biçikletave që është një gjë shumë e rëndësishme, pista e vrapimit në liqen, janë minifushat sportive dhe ambientet e palestrave në shkolla, është bërë shumë në këtë drejtim. Dua ta mbyll këtë fjalim të shkurtër duke iu uruar shumë suksese kësaj superskuadre që ju keni ndërtuar dhe këtij superkapiteni sepse një superskuadër pa një superkapiten nuk ka kuptim, Erion Veliajn”, tha Redi Jupi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj redi jupi zgjedhjet lokale 2019 erion veliaj redi jupi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll