Ambasadori italian nga Shkodra: Shtyrja e zgjedhjeve, arnë më e keqe se e grisura. Tre skenarët për negociatat
4 Qershor 2019, 07:14Nga DOSJA
SHKODËR– Ambasadori italian Alberto Cutillo ka zhvilluar një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, gjatë të cilit nuk ka mundur të mos e komentonte situatën aktuale në vend.
Cutillo tha se kriza politike në Shqipëri në shihet si diçka anormale në Parlamentin Europian dhe se vendet e BE-së mbajnë shënime mbi situatat e fundit në vendin tonë.
“Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur që të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet çfarë është më logjike, të zhvillohen zgjedhje apo të shtyhen çka do të sillte ndryshime në ligj dhe në Kushtetutë. Ndryshimi i dytë mund të jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë timë deri më tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur një akord mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë “një varr më të keq se gropa” por nuk janë sugjerime që më takojnë mua t’i bëj.”
Lidhur me procesin e çeljes së negociatave këtë muaj, ambasadori Cutillo tha se tre janë skenaret që nuk përjashtohen për integrimin e Shqipërisë në BE.
“Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprvojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit.
E dyta është që ti mohohet çelja e negociatave. Mund të deklarohet që përsos rekomandimit ka akoma rrugë për të bërë dhe të përcaktohen modalitete të reja.
Mundësia e tretë është që komisioni Europian të shtyj vendimin, kjo pasi mes rekomandimit me 29 maj dhe vendimit për negociatat me 20 qershor është një kohë e shkurtër. Dosja është voluminoze ndaj nuk do ishte çudi që ndonjë vend të thoshte që nuk kemi pasur kohe ta studionim”.
I pyetur lidhur me vendet kritike për integrimin e Shqipërisë, Cutillo tha që nuk është ndonjë sekret që Franca dhe Holanda janë zëra kundër.
“Dihet tashmë që ka shtete që janë në mëdyshje por ka dhe shtete me lëvizje politike që janë kundër zgjerimit, jo vetëm me Shqipërinë. Nuk është surprizë të them që Franca dhe vendet e ulëta janë shprehur kundër. Holanda po diskuton në parlament heqjen e vizave për Shqipërinë,”- tha ai.
Kriza politike tashmë ka arritur kulmin, ku Basha dhe Rama kanë rritur retorikën. Rama ka shtrirë dorën për dialog, por Basha shprehet se kriza mund të zgjidhet vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve. Opozita është shprehur se do vijojë protestat në rrugë, ndërsa qeveria është e vendosur që të vijojë rrugën drejt zgjedhjeve në 30 qershor.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Analisti Kastriot Myftaraj është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi mbrëmjen e sotme.Të ftuar në emisionin “360 gradë”, Myftaraj teksa po fliste n...
TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Open të Eni Vasilit, në Top Channel. Spiropali deklaroi se Berisha dhe Basha ...
TIRANË- Debate të forta ka pasur sot mes Elisa Spiropalit dhe Fatbardh Kadillit. Të ftuar në emsionin “Open”, ata janë përplasur për protestën e fundit të ...
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar se gjuha e vetme përballë Kryeminsitrit Edi Rama është përplasja. Kët...
TIRANË– Kërkesa që deputetja Rudina Hajdari ka bërë ditën e sotme ka hapur mjaft debat në rrjetet sociale. Teksa ndodhej në Parlament, Hajdari kërkoi që am...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari ka shpjeguar aryset e kërkesës së saj për thirrjen në Kuvend të Ambasadores së Holandës në Shq...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadjhi, ka reaguar pas protestës së opozitës të zhvilluar më 2 qershor.Me anë një postimi ...
GJIROKASTËR– Flamur Golemi, kandidati i Partisë Socialiste nuk e gëzon mbështetjen e të gjithë vendasve. Një prej tyre është edhe Ndreko Klllapi.Kllapi ësh...