Politike

Negociatat/ Media e njohur Euractiv: E pamundur që BE të japë dritën jeshile për Shqipërinë, Haga kundër

4 Qershor 2019, 10:52 Nga DOSJA
Negociatat/ Media e njohur Euractiv: E pamundur që BE të japë

Tiranë- Media holandeze Euractiv, e specializuar për artikujt e politik-bërjes europiane, ka shkruar së fundmi një artikull për Shqipërisë në lidhje me hapjen e negociatave.

Në shkrim theksohet se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

“Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Por kjo nuk është shqetësimi i vetëm për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.”, thuhet në shkrim.

Kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët Euroactiv e shikon si ‘hedhje në erë’ të shpresës së shqiptarëve për të çelur negociatat me unionin e madh evropian.

Pjesë nga shkrimi: 

Probleme në Tiranë. Një kërkesë nga qeveria e Holandës për të pezulluar udhëtimin pa viza për shqiptarët po shqyrtohet nga Komisioni Europian pasi një shumicë e parlamentit holandez votoi në favor të masës.

Një zëdhënës i ekzekutivit të BE nuk komentoi mbi rezultatin e mundshëm të vlerësimit të hënën. Ligjbërësit holandezë mbështetën një mocion që pretendon se mafia shqiptare është e lirë për të lëvizur nëpër Evropë për shkak të regjimit pa viza, i cili ka qenë në vend për më shumë se një dekadë.

Nëse Komisioni do të pajtohej me vlerësimin holandez, atëherë Këshilli i BE do të nënshkruante për ndryshimin e rregullave të vizave, megjithëse duket e pamundur që ekzekutivi të arrijë në atë përfundim, pasi kohët e fundit rekomandoi hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Por kjo nuk është shqetësimi i vetëm për Tiranën këto ditë. Burimet diplomatike thonë se Haga nuk është gati të japë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë.

Burimi: Euractiv

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama negociatat me be-në progres raporti për shqipërinë edi rama negociatat me be-në progres raporti për shqipërinë

Sondazh

Poll