Politike

Qeveria i rikthehet prishjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca: Historia do gjykojë tiranin grabitqar, ne jemi në anën e duhur

4 Qershor 2019, 09:22 Nga DOSJA
Qeveria i rikthehet prishjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca: Historia do

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për  ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private, që do të realizojë projektin e zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar.

Në një reagim zyrtar, Aleanca shkruan se nuk tremben pasi ishin të bindur që në fillim të aksionit të tyre për mbrotjen e Teatrit se do të përballeshin edhe fizikisht me qeverinë. 

“Historia do e gjykojë këtë ngjarje si fundin e një tirani grabitqar, i verbër deri në limite në dëshirat e tij për të grabitur çdo gjë të shenjtë në këtë vend. Por historia do gjykojë edhe ata që heshtën, ulën kokë, dhe u bënë palë me veprimet apo mosveprimet e tyre. Sot më shumë se kurrë jemi të bindur se ne dhe të gjithë miqtë që na kanë mbështetur jemi në anën e duhur të historisë!,“-shkruhet në reagimin e tyre. 

Reagimi i plotë:

Dy muaj pas miratimit në qeveri, në Fletoren Zyrtare është zyrtarizuar vendimi që autorizon ngritjen e një komisioni që do të vlerësojë negocimin e kontratës me palën private që do të ketë në objekt realizimin e projektit të zhvillimit të zonës së Teatrit Kombëtar. E kthyer në një nga çështjet më të debatuara që prej fillimit të vitit të shkuar dhe kundërshtuar fort nga shoqëria civile projekti synon që të ngrejë nga e para një projekt të ri duke shembur Teatrin Kombëtar. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit prishja e teatrit kombetar teatri kombetar vendimi per prishjen e teatrit aleanca per mbrojtjen e teatrit prishja e teatrit kombetar teatri kombetar vendimi per prishjen e teatrit

Sondazh

Poll