Politike

Myftaraj zbulon pse Rama i tha Gjuzit “Naltmadhni”: Oferta për t’u bërë Kryetar Shteti. Gjuzi: Nuk e pranoj unë

4 Qershor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Myftaraj zbulon pse Rama i tha Gjuzit “Naltmadhni”: Oferta për

Tiranë– Një debat ka pasur mes Kujtim Gjuzit dhe Kastriot Myftarajt dje në emisionin “360 gradë” në Ora News.

Myftaraj është shprehur se Gjuzi ndodhet në parlament që Rama të marrë një mandat të tretë. Kjo është mohuar nga Gjuzi, i cili është shprehur se nuk e pranon këtë gjë.

Myftaraj i ka ngritur pyetjet Gjuzit se mos ndoshta do që  të bëhet kryetar shteti apo mbret.  Kjo gjë nuk është pranuar nga Gjuzi.

Gjatë debatit Gjuzi ka treguar se në 2003 është kërcënuar nga Rama me makinën e tij “Benz”.Ai ka theksuar se ka ndërruar edhe makinë për të shpëtuar

DEBATI 1:

Gjuzi: Mos u merr me timonin tim ti, ai ka mbaruar. Ai ka humbur drejtimin, është në det të hapur.

Myftaraj: Unë merrem me realitetin.

Gjuzi: Po atë nuk e lë njeri

Myftaraj: Mandati i tretë e ndan këtë punë. Aty është problemi,prandaj ke hyrë t’i në parlament, që të marrë Edi Rama mandatin e tretë. Ti je në shërbim të mandatit të tretë

Zheji: Ti je i vetmi Kastriot që ai të duron ato që thua ti.

Gjuzi: Po jo se nuk e duroj dot unë atë lloj krahasimi.  Nuk  pranoj. Mos përfito nga emri që të kanë vënë.

Myftaraj: Ti në ’97 me kë ishte atëherë. Ku ishte rreshtuar.

Gjuzi: Ta tregoj unë, revolucioni sjell gjakim.

DEBATI 2:

Gjuzi: Unë jam për monarki.

Myftaraj: Do të bëhesh mbret ti? Do të bëhesh kryetar shteti?  Thuaje ambicien.

Gjuzi: Ora radio Moska. Nuk dua të bëhem president unë.

Myftaraj: O ndihmësi i myftiut.

Myftaraj: Do të thotë kryetar fshati.

Gjuzi: Rama më ka kërcënuar mua në 2003 , e “Benzin” 4444 e. Unë kisha ndërruar makinë se më thanë. Atij i ka ngelur ora atij. Na ka gjëmuar me makinë.

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kastriot mystaraj kujtim gjyzi oferta për kujtim gjuzin kastriot mystaraj kujtim gjyzi oferta për kujtim gjuzin

Sondazh

Poll