Politike

“Lër mandatin se u bëre gazi i botës”, Gjuzi përplaset me Myftarajn: Kush je ti që jep urdhëra (VD)

3 Qershor 2019, 20:45 Nga DOSJA
“Lër mandatin se u bëre gazi i botës”, Gjuzi

TIRANË– Analisti Kastriot Myftaraj është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi mbrëmjen e sotme.

Të ftuar në emisionin “360 gradë”, Myftaraj teksa po fliste në lidhje me revolucionin e popullit për votën, i kërkoi Gjuzit të linte mandatin.

Debati më pas avancoi, teksa Gjuzi e quajti diktator Myftarajn.

Pjesë nga biseda

Myftaraj: Ne s’kemi bërë kurrë revolucion për votën. Këtu s’ka revolucion

Gjuzi: Ore ç’janë këto thirrje? Kujt i kërkon luftë civile këtu ti mor? E kërkon ti se ka audiencë televizioni të shohin…

Myftaraj: Mos provoko s’po kërkoj luftë civile. Thashë që lufta civile është ajo që fut frikë në të gjithë Europën që të mos vidhen votat. Shumë revolucione janë bërë për votën.

Gjuzi: Si s’kemi bërë. Ke pasur të vdekur. Kush të lë ty të derdhësh gjak në Europë.

Myftaraj: Ka ndodhur në francë

Gjuzi: S’jemi në Francë ne këtu.

Myftaraj: Rri urtë se ti nuk kupton gjë

Gjuzi: Kujt i thua ti rri urtë? Kujt i jep urdhra ti me kë flet?

Myftaraj: Po ti s’kupton gjë. Shko ore dorëzo mandatin se u bëre gaz i botës.

Gjuzi: Ca thua ti ore, kush je ti ? Ti je diktator në studio.

Myftaraj: A do pushosh

Gjuzi: Jo fare

Myftaraj: E hëngre përsheshin

Gjuzi: Persheshin haje ti aty ku bëhet laknori

Myftaraj: Rama fliste shumë për përsheshin, por pjesën më të madhe ta dha ty

Në këtë moment ndërhyn Zheji dhe thotë: Të lutem jo me këto fjalë, është i vetmi person që i ka thënë naltmadhëni atij, mos e luj me fjalë…

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kastriot myftaraj kujtim gjuzi myftaraj perplaset me gjuzin kastriot myftaraj kujtim gjuzi myftaraj perplaset me gjuzin

Sondazh

Poll